|
|
|
|
|
| Sondazhi Yne |
| A mendoni se Kosova ka nevoje per zgjedhje te parakohshme? |
|
|
|
|
|
|
 |
| LAJMET |
20:00/09.11.07 - Pacolli: Bisedimet shqiptaro-serbe duhet te zhvilloheshin ne Beograd dhe Prishtine
Bexhet Pacolli, kryetari i AKR ne Kosove ne nje interviste eshte shprehur se bisedimet midis serbeve dhe shqiptareve duhet te zhvilloheshin ne Beograd dhe Prishtine dhe jo ne Bruksel apo Viene. Sipas Pacollit: Ndoshta prej një aspekti se komuniteti ndërkombëtarë është dashtë që këto konferenca ndoshta ti bëjë jo në Vjenë e Londër, por ti bëjë dikund në Beograd, Kragujevc, në Prishtinë, Prizren. Dhe të fillohet një kooperim në këtë drejtim. Që këto konferenca të shkonin, të themi, të bisedohet jo me përkthyes, po drejtpërsëdrejti. Secili prej nesh njef gjuhën, mentalitetin. Dhe këto konferenca të bëhen ndoshta me një gradë më pak oficiale, diku në mes oficiale dhe jo oficiale. Dhe është dashtë nga Kosova pak a shumë të lobohet edhe më tepër. Tu tregohet serbëve se me një pranim të realitetit, që pranohet pavarësia e Kosovës, Serbia nuk do ta humb Kosovën Kosova është këtu, ajo do të jetë aty gjithmonë dhe nuk do të, nuk ka ndodhë asgjë jonormale. Pavarësia do të vjen, është fakt se do të vjen. Kishte me qenë më mirë që kjo pavarësia po të ishte akceptuar nga fqinjët tanë të veriut dhe nga Këshilli i Sigurimit normalisht, do të ishte një pavarësi e shëndoshë, një pavarësi e seruar në tavolinë. Por kjo si duket nuk do të ndodhë dhe Kosova do të shpallë njëanshëm pavarësinë. Normalisht ky hap duhet të bëhet shumë me kujdes. Do të shpallje atëherë kur ne do të kishim siguresën se do të pranohej prej miqve tanë tradicional, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe pjesës më të madhe të Bashkimit Evropian.|||Lajme.Net|||
(C) Lajme.Net 2002 - 2006 .Ndalohet riprodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
Shikohet me mire me Internet Explorer
|
|
 |
|
|